UIAZD Goes Digital – MyMosq

Zgjidhje moderne me komunikim digjital mes UIAZD, xhamive dhe gjithë pjesëmarrësve.

Stuttgart 20.12.2022 – UIAZD-BW (Union der Islamisch-Albanischen Zentren Deutschland Baden Württemberg) ka nderin të informoj të gjithë Xhamitë e Gjermanisë, xhematët e tyre dhe të gjithë ata të cilën dëshirojnë lehtësim e thjeshtësim, se aplikacionin MyMosq tashmë e kemi në dispozicion të UIAZD, degëve të tij dhe të gjithë të interesuarve tjerë. Pa mëdyshje ky është një aplikacion i pazëvendësueshëm që na e lehtëson jetën.

Çfarë është MyMosq ?

MyMosq është një aplikacion për smartphone (Android & iOS) dhe një platformë ueb www.mymosq.com në tetë gjuhë të ndryshme.

Përmes MyMosq mund të gjeni:

  • kohët e namazit të xhamisë tuaj
  • xhaminë më të afërt
  • drejtimin e Kibles
  • rikujtuesin për kohët e namazit
  • shënime ditore nga UIAZD, degët e UIAZD, xhamia e juaj
  • postime nga UIAZD, degët e UIAZD, xhami të ndryshme
  • njoftime rreth organizimeve të xhamive të ndryshme
  • evenimente: festat fetare, ngjarje tjera: UIAZD, degët e UIAZD, xhami të ndryshme
  • Aplikacioni avancohet rregullisht me module të reja.

Pikat më të rëndësishme të MyMosq WEB:

  • Informata rreth të gjitha Xhamive
  • Eksporti i kohëve të namazit në Excel
  • Leximi i postimeve UIAZD, Xhami
  • MyMosq TV

Aktualisht në MyMosq janë të instaluara 50 Xhami nga Gjermania, 234 Xhami nga Zvicra dhe 15 Xhami nga Austria. Kurse në instalim e sipër janë edhe të gjitha Xhamitë e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut si dhe vendeve tjera në rajon.

Ftojmë edhe të gjitha xhamitë dhe qendrat tjera islame të na bashkëngjitën.

Instalimi dhe përdorimi për UIAZD, degët e UIAZD dhe xhamitë është komplet falas.

MyMosq për të ardhmen.

Aplikacioni MyMosq është FALAS për UAIZD, nëndegët, xhamitë si dhe komunitetin tonë në përgjithësi, pa afat të caktuar kohor.​

Ky projekt financohet në baza vullnetare, prandaj të gjithë ata të cilët dëshirojn të ndihmojn në këtë projektë të hajrit janë të mirëseardhur, ndihmat tuaja mund ti bëni në Konton:

UIAZD-BW

IBAN: DE96 5023 4500 0441 5800 01

BIC: KTAGDEFFXXX

KT BANK

Verwendungszweck: Spende Mymosq, Emri juaj

Me shumë respekt e selame

Në emër të UIAZD-BW

Abdylrrahim Leci Zëvendëskryetar

PS: Për instalimin/regjistrimin e Xhamisë suaj në MyMosq më

kontaktoni në +49 176 48 37 31 88

Linku për Instalimin e MyMosq:

Union der Islamisch – Albanischen Zentren Deutschland

Landesverband Baden Württemberg

Kölner Str. 12,

70376 Stuttgart

www.bw.uiazd.de

——–‐—————————————

Aplikacionin e gjeni në Playstore: MyMOSQ

Linku per Instalim:

IOS:

https://apps.apple.com/us/app/takvim/id1548479130…

Android:

https://play.google.com/store/apps/details?id=ch.takvim.app

Cookie Consent mit Real Cookie Banner